Ushqimet që duhen shmangur në ditët e nxehta

Prishtinë | 13 Kor 2017 | 14:11 | Nga

Me rritjen e temperaturave duhet pasur kujdes edhe në ushqimet që zgjedhim të konsumojmë. Më poshtë do të lexoni disa nga ushqimet që duhen evituar gjatë verës.

Të skuqurat

Në fakt do të ishte mirë t’i eliminonit gjatë gjithë vitit. Por, duke qenë se kalojnë në një proces tretjeje të ngadaltë, shkaktojnë ndjesi përgjumjeje dhe rëndese. Shkoni për ushqime të gatuara sa më pak.

Pijet me gaz e sheqer

Është e vërtetë që pijet e ftohta freskuese japin ndjesinë e shuarjes së etjes më shumë se uji. E gabuar. Sheqernat dhe ëmbëltuesit e shumtë artificialë veprojnë si diuretikë, duke rritur rrezikun e dehidratimit. Më mirë pini ujë, por jo akull sepse mund t’ju shkaktojë dhimbje koke.

Mishi i kuq

Shumë kalori dhe yndyrna, perfekte për dimrin, por të vështira për t’u tretur në verë. P.sh një “cheeseburger” përmban 750 kalori dhe 50 gram yndyrna. Më mirë preferoni pulën dhe gjelin e detit.

Karbonara dhe salca të gatshme

Makaronat nuk duhet të mungojnë në një dietë të ekuilibruar, por duhet të bëni kujdes me salcën. Braktisni salcat e gatshme dhe të ringrohura. Karbonara? Jo. Më mirë provoni pesto arrash, vaj ulliri, rukola.

Ushqime delikate

Ngrohja rrit rrezikun e kontaminimit të ushqimeve, kështu që mos i lini për shumë gjatë jashtë frigoriferit sidomos ushqimet me pana, kremrat e përgatitura me vezë, salcat me majonezë ose karbonarën klasike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme