Ushqimet që duhet të hani kundër anemisë

Prishtinë | 14 Nën 2018 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Sigurisht dëgjoni shpesh njerëzit të thonë se vuajnë nga anemia.

Anemia shfaqet kur trupi juaj nuk ka mjaft qeliza të kuqë të gjakut, transmeton Klan Kosova.

Kjo gjendje shkaktohet kryesisht nga humbja e gjakut, shkatërrimi i qelizave të kuqe të gjakut ose nga paaftësia e trupit për të krijuar mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut.

Një dietë që është mjaft e pasur me hekur dhe vitaminë B, ka rëndësi të madhe nëse jeni anemik.

Bimët si spinaqi dhe lakra jeshile përmbajnë hekur dhe ju ndihmojnë shumë. Gjithashtu mishi I shpezëve, qengjit ose lopës ju ndihmojnë, pasi përmbajnë hekur.

Këto ushqime do ju ndihmojnë të mënaxhoni aneminë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme