Ndonjëherë për të luftuar stresin duhet vetëm të zgjidhni ushqimet e duhura.
Nëse ju duket se keni humbur kontrollin dhe çdo gjë po shkon keq, merrni frymë thellë dhe zgjidhni ndonjë nga ushqimet e vendosura në këtë listë, transmeton Klan Kosova.
Portokaj
Vitamina C që gjendet në portokaj dhe në agrumet e tjera do t’ju ndihmojë të tejkaloni prezantimet stresuese, një ditë të mbushur me takime ose intervistat për punë.
Prandaj, do të ishte një ditë e mrekullueshme nëse do të shtrydhni një lëng të freskët të portokallit ose do ta hani atë si frut.
Bananet
Stresi përshpejton metabolizmin, duke shpenzuar kështu rezervat e kaliumit që është një burim kyç i energjisë.
Mbani bananet, të pasura me kalium në tavolinën tuaj, si një “ndihmë e parë” në situata stresuese.
Karrotat
Nga stresi ndonjëherë nofulla shtrëngohet dhe prandaj është një ide e mirë që të përtypni diçka, që do t’ju ndihmojë të heqni qafe tensionin e muskujve. Ideja më e mirë është karrota.
Bajamet
Përveç se bajamet janë të pasura me vitaminë E që ndihmon stimulimin e sistemit imunitar, bajamet gjithashtu përmbajnë vitaminë B që mund të ndihmojnë trupin për t’u përballur me stresin dhe ankthin.
Spinaqi
Kjo perime përmban magnez që ndihmon në reduktimin e stresit, relakson trupin dhe parandalon dhimbjet e kokës.