Ushqimet që ju ndihmojnë kur keni probleme me lukthin

Prishtinë | 06 Tet 2024 | 05:23 | Nga Ekonomia Online

Luftojeni dhimbjen e lukthit me ushqimet e mëposhtme:

Bademat

Bademet janë shumë të mirë e sidomos për tretje për shkak të sasisë së lartë të vajit që ka e neutralizon acidin në lukth. Hani një grusht badem dhe pas gjysmë ore s’do keni më dhimbje.

Lëngu Aloe Vera

Aloe Vera, sikurse shërben si ftohës dhe reduktues i inflamacioneve në lëkurë, gjithashtu ftohë edhe lukthin dhe lehtëson dhimbjen.

Uthulla e mushtit të mollës

Përzini 2 lugë të gjellës me këtë uthull në gjysmë-gote ujë apo lëng molle dhe pini menjëherë pas çdo shujte. Kjo do t’ju qetëson stomakun tuaj dhe lehtëson. Uthullën “apple cider” mund ta gjeni edhe në formë të hapave dhe kapsulave.

Mollat

Edhe vetëm një copë molle mund t’ju qetëson acidin dhe zvogëlon ndjenjën e djegies. Mollët e neutralizojnë acidin në lukth brenda 5 minutave. Shkopinjtë e selinos dhe lakra ndihmon gjithashtu.

Soda e bukës

Soda e bukës është një anti-acid natyral. Përzini ½ luge të çajit sodë me një gotë ujë për të neutralizuar acidin. Nëse keni vazhdimisht dhembje apo djegje lukthi atëherë mos e përdorni këtë ilaç. Sepse është e pasur me kripëra dhe mund të shkaktojë efekte anësore si të enjturit dhe turbullim.

Bananet

Bananet funksionojnë si anti-acid natyral në trup. Mund t’i hani të freskëta apo të thara si të doni.

Borziloku

Gjethet e borzilokut ndihmojnë në qetësimin e lukthit, njëkohësisht luftojnë turbullimin dhe gazrat. Duke përtypur 2-3 gjethe zvogëloni aciditetin në lukth.

Dhallë

Provoni të pini gjysmë gote dhallë të ftohtë akull dhe do të shihni se si do të qetësohet lukthi juaj.

Çaj kamomili

Kamomili është përdorur për neutralizimin e acidit në lukth. Gjithashtu përdoret edhe për stres.

Goma përtypëse

Çamçakëzi stimulon normën e rrjedhjes së pështymës, dhe pastron shumë shpejtë çdo acid që akumulohet në stomakun tuaj. Zgjidhni pa sheqer, me shije të frutave. Çamçakëzit e mentës mund të jenë irritues për disa njerëz.

Kanella

Mund të bëni çaj nga kanella e shtypur për të zbutur djegien e lukthit. Në një tas me ujë të nxehtë futni një lugë të çajit kanellë të shtypur ose të bluar, leni të pushon pak, kullojeni dhe pini.

Çaj kopre

Sipas herbalistëve, çaji i bërë nga glikanxo (anise), qimnonit (caraëay), apo koprës mund të zbusin djegien e lukthit. Shtoni 2 lugë çaji prej njërës nga këto në një tas me ujë shumë të nxehtë, leni të rri 10 minuta, kulloni dhe pini.

Hudhra

Edhe pse shumë njerëz FAJËSOJNË hudhrën për dhimbjen e lukthit, një thep apo dy mund t’ju heq dhimbjen shumë shpejt. Përtypni një thelp hudhre kur t’ju dhemb lukthi, ose futni disa thelpinj hudhre në uthull të mollës dhe pini një gllënjkë kur keni dhimbje.

Xhenxhefil

Xhenxhefili i freskët është një nga ilaçet më të vjetra për dhembje lukthi. Përdoret gjithashtu për turbullim. Xhenxhefili mund t’i shtohet ushqimit gjatë zierjes, mund të hahet ashtu siç është, apo si çaj. Kombinoni 1 lugë gjelle xhenxhefil dhe lëng limoni me 2 lugë mjaltë në ujë të nxehtë.

Rrushi

Hani 10 deri 20 kokrra rrush kurdo që të keni problem me tretje. Rrushi është shumë i mirë për mostretje, si dhe për stomakun.

Të ngjashme