Ushtaraku në pension pyet pse nuk janë ndezur asnjëherë qirinj për fëmijët e vrarë në luftë

Prishtinë | 05 Maj 2023 | 08:26 | Nga Ekonomia Online

Ushtaraku në pension Afrim Veseli, ka komentuar ndezjen e qirinjve për fëmijët e vrarë në Beograd nga një bashkëmoshatar i tyre.

Ndonëse e përkrah këtë iniciativë, ai thotë se për fëmijët e vrasrë gjaët luftës në Kosoëv nuk është bërë asnjëherë një akt i tillë.

Ai thotë se në Serbi ende ndodhen eshtrat e fëmijëve të vararë nga Kosova.

Postimi i plotë:

Skam dilema morale, ajo vrasje e djeshme e fëmijëve në Beograd, ishte vërtet e trishtueshme për secilin njeri normal.

Porrrr kur u vranë fëmijët e Jasharëve e edhe 1300 fëmijë të tjerë a u ndezën qirinjët në Beograd???

A u ndezën edhe pas 24 vitesh të përfundimit të luftës?

Sigurishté se jo.

Po, Ne si popull kurr skemi qenë si serbët, ama bre a do të kishte mjaftuar deklarata e shtetit që u dha lidhur me këtë rast tragjik?!

Kemi harruar apo që ende kemi eshtrat e shumë fëmijëve të vrarë që dergjen në tokën serbe pa nishan?

Sa serb pos një zonje Natasha Kandicit, mendojnë se nuk u dashtë vrahen fëmijët e shqiptarëve?!

Jo, skam dilema morale fare, por edhe një e di.

Pas 1945, drenica u përgjakë nga serbët, e edhe tanë Kosova, e disa nga fisi jonë, kishin pas thënë ATA JANË Armiqët dhe bashkë me ta bënë plojë..

Internacionalizmi proletar, budallakia gjenetike për bajraktarizëm, sjellë veprimet e tilla.

Mendoni se me këtë do  ti shtyni serbët të mos na vrasin ma???

Po bash sonte, Serbia zyrtare prap na kërncnojë.

Sdi, i habitur e edhe i HABITUR…

Të ngjashme