Ushtaraku Art Sahiti nga Gjilani ka diplomuar sot, pikërisht në ditën edhe kur u miratua edhe pakoja e ligjeve për transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës.
Sahiti ka diplomuar në Akademinë Ushtarake Gjermane dhe do të kthehet në Batalionin e Reagimit të Shpejtë në Gjilan.
Kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, u shpreh i lumtur me kuadrot e reja për ushtrinë.
“Art Sahiti ka diplomuar në akademinë gjermane. Është bursist atje, ushtarak i ri, dhe kuadro të tilla uroj që të dalin shumë. Kemi kuadro jashtëzakonisht të mëdha, në veçanti ushtarin e ri të dalë në ditëlindjen e ushtrisë së Kosovës”.