Në kuadër të KFOR-it, ushtarët amerikanë kanë kryer trajnime për neutralizimin e dronëve.
Sipas KFOR-it, këto ushtrime rrisin efektivitetin e misionit ndaj sfidave të reja të sigurisë.
“Ushtarët amerikanë nga Komanda Rajonale Lindje nga misioni KFOR i udhëhequr nga NATO-ja së fundmi kanë kryer trajnime të specializuara për përmirësimin e aftësinë e tyre për të zbuluar, ndjekur dhe neutralizuar dronët – një aftësi gjithnjë e më esenciale në mjedisin e sotëm të sigurisë”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.
“Sistemi prish frekuencën e kontrollit të dronit, duke e detyruar atë të kthehet te operatori i tij, dhe gjithashtu mund të ndërhyjë në sinjalet GPS/GNSS, duke bërë që droni të qëndrojë pezull, të ulet ose të rrëzohet”.
“Këto ushtrime forcojnë aftësinë teknike duke theksuar koordinimin, punën ekipore dhe përshtatshmërinë në përgjigje të kërcënimeve ajrore në zhvillim. KFOR-i i zotëron këto aftësi dhe i ka përdorur tashmë ato në skenarë operacionalë, duke rritur efektivitetin e misionit në adresimin e sfidave të reja të sigurisë”.