Një aktivitet i veçantë sportivë do të mbahet këtë të enjte në Prishtinë. Lajmin e ka dhënë imami kosovar, Labinot Maliqi.
“I ftoj të gjithë pasionantët e basketbollit që të vini më 21 dhjetor, e enjte në ora 18:15 për të shikuar lojën tonë, dhe për të mbështetur ekipin tim, si dhe ekipin e miqëve tanë “CBS BANDITS” nga Kampi Amerikan Bondsteel.
Bashkohuni me ne në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, për një spektakël basketbolli të paharrueshëm, për të përjetuar se bashku këtë moment të veçantë sportiv, i cili është njëkohësisht edhe moment i forcimit të raporteve me aleatin tonë të pazëvendësushëm, siq janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky event do të jetë një moment i rrallë ku, përveç ndeshjes emocionuese në fushë, do të kemi praninë e ushtrisë amerikane, mysafir të tjerë e shumë dashamirës të sportit. Mos harroni të sjellni miqtë dhe familjen tuaj për një mbështetje të madhe dhe për të krijuar një atmosferë të bukur së bashku.