Ushtarët e FSK-së përfundojnë kursin bazë për snajperë

Prishtinë | 08 Maj 2025 | 17:10 | Nga Ekonomia Online

Njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar me sukses kursin bazë për snajperë, i cili synonte përgatitjen e ushtarëve për përdorimin e armëve precize dhe zhvillimin e aftësive në qitje të largët.

Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit u trajnuan në vëzhgim taktik, identifikim të objektivave dhe mbledhje informacioni në zona me rrezikshmëri të lartë, duke ngritur më tej kapacitetet operacionale të FSK-së.




Të ngjashme