Ushtarët e KFOR-it stërviten për kontroll të turmave

Prishtinë | 27 Mar 2025 | 11:10 | Nga Ekonomia Online

Ushtarët nga Italia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, kanë kryer stërvitje intensive për kontrollin e turmave dhe përballimin e trazirave në Kampin Villaggio Italia.

KFOR-i bën me dije se qëllimi i stërvitjes ishte përmirësimi i sinergjisë dhe koordinimit ndërmjet ushtarëve të kontingjenteve të ndryshme.

Stërvitja ishte planifikuar të ishte sa më realiste duke i dhënë çdo ushtari perceptimin e duhur të mjedisit operacional në rast të protestave dhe trazirave të dhunshme.

Të ngjashme