Ushtarët italianë vazhdojnë patrullimet në Kosovë

Prishtinë | 06 Qer 2025 | 16:07 | Nga Ekonomia Online

KFOR-i po vazhdon patrullimet në Kosovë.

Kësaj radhe, janë KFOR-i Italian.

Kjo është bërë e ditur me një video të publikuar në rrjete sociale.

“KFOR-i vijon të zbatojë mandatin e tij të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të garantuar një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë, si dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. Misioni bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë”, shkruhet tutje në njoftimin e KFOR-it në Facebook.

Të ngjashme