Një skenë aspak e këndshme është regjistruar nga kamerat e një televizioni, që mbron të drejtat e njeriut. Në pamje, shihet një ushtar izraelit që i bërtet një vajze 8-vjeçare palestineze.
Ushtari më tej e largon vajzën nga vendi ku ajo ishte duke luajtur. Biçikletën e vajzës e merr një tjetër ushtar izraelit dhe e hedh në shkurre. Vajza, nga frika vrapon për të ikur. Kjo, pasi ushtarët ishin të armatosur.
Televizioni “B’Tselem” ka identifikuar vajzën si Anuar Burqan dhe thotë se ajo po luante me vëllezërit dhe motrat e saj.