Policia e Izraelit arreston 5 palestinezë në Jerusalem

Prishtinë | 05 Gus 2018 | 18:59 | Nga

Policia izraelite të dielën mbajti nën arrest pesë palestinezë, në afërsi të kompleksit të xhamisë Al-Aqsa të Jerusalemit të Lindjes.

“Të pestët u arrestuan ndërsa u përpoqën të ndalonin dy banorë izraelitë që të vandalizonin varrezat Bab al-Rahma, një varrezë e madhe islame në zonë,” tha Khaled Abu Tayha për Agjencinë Anadolu.

Nuk pati asnjë koment izraelit apo palestinez mbi raportin, transmeton Klan Kososva.

Mirëpo Bab Al-Rahma është një varrezë e lashtë myslimane që ka qenë një pronë për më shumë se 1400 vjet.

Ndërsa , Autoriteti izraelit i Antikave ka parandaluar banorët e lagjes Silwan në Jeruzalemin Lindor që të varrosin të vdekurit e tyre në vitet e fundit, në një përpjekje për të kthyer pjesët e varrezave në kopshte biblike edhe pse ato janë varreza të lashta islame.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme