Një efektiv i Forcave të Armatosura është vënë në pranga pasi ka kërcënuar dhe shantazhuar një kolege të tij. Gersian Dumi, 23 vjeç, i ka kërkuar koleges të bënte seks me të. Ai e ka kërcënuar se nëse refuzonte, do t’i publikonte një video intime.
Vajza ka pranuar për ta takuar, por më parë ajo kishte njoftuar policinë për ngjarjen. Nuk dihet se si i kishte rënë në dorë ushtarit videoja intime e vajzës, shkruan Lapsi.al.