Ushtarja e FSK-së, histori suksesi nga Akademia Sandhurst

Prishtinë | 19 Dhj 2024 | 18:02 | Nga Ekonomia Online

Mbretëria e Bashkuar dhe Mbrojtja Britanike po mbështesin fuqishëm të drejtat e barabarta të grave në vendin e punës, veçanërisht në ushtri.

Një arritje e madhe në këtë drejtim është suksesi i një pjesëtareje të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), e cila fitoi ”Shpatën Ndërkombëtare të Nderit”.

Në reflektimet e saj, ajo ndau sfidat dhe përpjekjet e jashtëzakonshme për të arritur këtë çmim, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes dhe mbështetjes institucionale.

Ky sukses është dëshmi e fuqisë së grave dhe një hap drejt barazisë në ushtri, vlerëson Ambasada Britanike.

Të ngjashme