Ushtria amerikane ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e paqëllimshme të 23 civilëve në zonat e huaja të luftës në vitin 2020, një shifër më e ulët se nga agjencitë joqeveritare. Por gjithashtu pranoi se ka pasë më shumë vdekje se në vitet e mëparshme.
Këtu përfshihen viktima civile në operacionet në Irak, Afganistan, Somali, Jemen dhe Nigeri, sipas raportit të Pentagonit.
Departamenti i Mbrojtjes i SHBA “vlerëson se kishte rreth 23 civilë të vrarë dhe rreth 10 civilë të plagosur gjatë vitit 2020 si rezultat i operacioneve ushtarake të SHBA-së”, thuhet në dokument, pjesë e një raporti vjetor të kërkuar nga Kongresi që nga viti 2018. Megjithatë, disa pjesë të këtij raporti mbesin sekrete.
Shumica e viktimave civile ishin në Afganistan, ku Pentagoni tha se ishte përgjegjës për 20 vdekje, sipas pjesës së raportit që ishte publike.
Një civil është vrarë në Somali në shkurt të 2020-ës dhe një tjetër në Irak në mars. Dokumenti që u lëshua për publikun nuk specifikonte kur apo ku u vra viktima e 23-të.