Ushtria amerikane hyn në Nju Jork pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme

Prishtinë | 22 Mar 2020 | 17:18 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Donald Trump e shpalli në shtetin e Nju Jorkut një gjendje të jashtëzakonshme të premten si rezultat i rritjes së rasteve të coronavirusit.

Donald Trump konfirmoi që mbrëmë ai aprovoi një deklaratë për gjendjen e jashtëzakonshme në Nju Jork.

Ai tha se bashkëpunoi ngushtë me guvernatorin Andrew Cuomo.

Ai e quajti atë një përgjigje federale “të pashembullt”.

Aktualisht, ushtria amerikane po punon për planet për të marrë përsipër hotele, konvikte kolegjesh dhe arena sportive dhe t’i kthejë ato në objekte mjekësore të ngjashme me kujdes intensive.

Korpusi i Inxhinierëve të ushtrisë amerikane ka në plan të marrë përsipër deri në 10,000 dhoma hoteli, konvikte kolegjesh dhe hapësira të tjera në Nju Jork për shërbime mjekësore pasi numri i rasteve të infektuar me coronavirus rritet në mënyrë eksponenciale, raportoi Wall Street Journal.

“Trupat e ushtrisë do të marrin ndonjë hotel, kolegj dhe ndoshta edhe arena boshe sportive, që pastaj ato të përdoren për tu kujdesur për personat e infektuar me coronavirus”, tha në një konferencë gjeneral-lejtnant Todd Semonite i ushtrisë amerikane. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme