Forca e Sigurisë së Kosovës do të pajiset së shpejti me 40 aeroplanë të veçantë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Siç shkruajnë disa media amerikane për ushtrinë, FSK-ja do të marrë pajisje të quajtura “RQ-20 Puma Long Endurance UAS”, të prodhuara nga “AeroVironment”.
Marrëveshja me “AeroVironment” ka qenë që prodhimi i këtyre pajisjeve të përfundojë më 25 janar. Kosova ka porositur 40 njësi në total, në vlerë prej rreth 215 mijë dollarësh.
“Puma LE” janë aeroplanë të cilët lansohen me duar dhe shërbejnë për mbikëqyrje territori. Shërbejnë sikur dronët. Mund të qëndrojnë në ajër deri në 6.5 orë dhe mund të operojnë në të gjitha ambientet.
Trupat ushtarake amerikane në Kosovë, si pjesë e misionit të KFOR-it, janë të njohur për përdorimin e këtyre aeroplanëve për mbikëqyrjet e kufijve.
Në fund të qershorit, Qeveria e Kosovës pati konfirmuar porosinë e pajisjeve të ndryshme ushtarake, në vlera milionëshe, nga SHBA-ja.