Komandanti i FSK-së pritet me ceremoni ushtarake në Ankara (Video)

Prishtinë | 26 Sht 2017 | 14:30 | Nga

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Turqisë gjenerali Hulusi Akar priti në takim komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjeneral lejtnant Rrahman Rama.

Rama gjatë vizitës së tij në selinë e Shtabit të Përgjithshëm u prit me ceremoni ushtarake. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar të të dy vendeve, Rama përshëndeti gardën ceremoniale.

Pas ceremonisë Akar dhe Rama zhvilluan një takim të mbyllur për media.(AA)

Komandanti i #FSK-së, #RrahmanRama në #Ankara Rama gjatë vizitës së tij në selinë e Shtabit të Përgjithshëm u prit me ceremoni ushtarake… http://v.aa.com.tr/919789

Gepostet von Anadolu Agency Shqip am Dienstag, 26. September 2017

Të ngjashme