Mali i Zi ka forcuar kontrollin në kufirin me Shqipërinë, për shkak të fluksit të mundshëm të migrantëve.
Anëtarët e ushtrisë janë vendosur në pikën e kalimit kufitar Bozaj, ku thuhet se kufiri do të monitorohet nga patrullat e të dyja shteteve.
“Qëllimi kryesor është parandalimi i kalimeve të paligjshme të kufirit shtetëror me Shqipërinë, por edhe veprime të tjera të paligjshme në kufi dhe në zonën kufitare”, bën të ditur Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi.
Gjatë vitit të kaluar, ka pasur një rritje të numrit të migrantëve në Mal të Zi. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë regjistruar 2,113 persona të ardhur nga Siria, Pakistani, Algjeria dhe Maroko, shifër kjo që është gati dhjetë herë më e lartë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.