Ushtria izraelite ka arrestuar 13 palestinezë në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor të okupuar, prej të cilëve pesë anëtarë të Hamasit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç thuhet në njoftimin e ushtrisë izraelite, arrestimet kanë qenë më të përqendruara në qytetet Hebron dhe Kalkilja dhe qytezat Fer’un dhe Takku.
Forcat izraelite shpeshherë organizojnë bastisje nëpër shtëpi në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor të okupuara dhe nën akuza të ndryshme arrestojnë palestinezë.
Sipas një raporti të përgatitur nga institucionet palestineze, në burgjet izraelite gjenden të burgosur rreth shtatë mijë palestinezë.