Qindra trupa izraelitë të shoqëruar nga buldozerë kanë filluar që të shkatërrojnë shtëpitë e palestinezëve në fshatin Sur Baher pavarësisht protestave të tyre dhe kritikave ndërkombëtare.
Banorët e fshatit fqinj, Wadi al-Hummus ju thanë mediave lokale të hënën se 16 ndërtesa, të cilat kanë rreth 100 apartamente ishin të shënjestruara për rrënim, njofton Klan Kosova.
Ushtria izraelite i konsideron shtëpitë, të cilat janë afër një muri ndarës izraelit dhe kryqëzohen më Bregun Perëndimor të pushtuar, një rrezik sigurie.
Gjykata e Lartë izraelite vendosi në favor të ushtrisë muajin e kaluar dhe vendosi të hënën si afatin përfundimtar për të rrëzuar shtëpitë – një veprim që palestinezët thonë se do të vendosë një precedent për qytete të tjera përgjatë rrugës ku janë barrierat, e cila përfshin qindra kilometra përreth dhe nëpërmjet Bregut Perëndimor të okupuar, raporton Al Jazeera.