Ushtria izraelite urdhëron të evakuohen urgjentisht më shumë se 20 fshatra në Libanin jugor

Prishtinë | 18 Tet 2024 | 13:26 | Nga Ekonomia Online

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë lëshuar urdhra urgjent evakuimi për më shumë se 20 fshatra në Libanin jugor.

Zëdhënësi arab i ushtrisë izraelite,  Avichay Adraee, thotë se banorët e fshatrave të listuara duhet të largohen “menjëherë dhe të lëvizin në veri të lumit Awali”.

Ai përmes postimit në X gjithashtu paralajmëron se banorëve “u ndalohet të shkojnë në jug” dhe se një gjë e tillë “mund të jetë e rrezikshme për jetën tuaj”.

Të ngjashme