Ushtria izraelite sot tha se avionët dhe tanket e saj synuan një tunel të Hamasit dhe disa pika ushtarake në jug të Gazës.
Burimet palestineze thanë se ushtria izraelite bombardoi fusha boshe dhe disa pika vëzhgimi që i përkisnin Brigadave Izzeddin al-Qassam, krahut të armatosur të grupit palestinez të rezistencës Hamas.
Nuk u raportua për viktima apo të plagosur.
Administrata e Tel Avivit pohoi se një zjarr shpërtheu në zonë pasi aktivistët palestinezë dërguan balona ndezës në vendbanimet hebreje rreth Rripit të Gazës, transmeton Anadolu Agency.
Ushtria izraelite shpesh kryen sulme ajrore në zonat kufitare në shenjë hakmarrjeje për sulmet me balona zjarri për të cilat ata pretendojnë se janë nisur nga Gaza.