Ushtria e Britanisë së Madhe mund që “potencialisht” të përdoret për të transportuar dozat e vaksinës Pzizer/BioNTech nga Belgjika.
Këtë e ka thënë, James Cleverly, Ministër i Shtetit për Lindje të Mesme dhe Afrikën e Veriut.
Britania është shteti i parë perëndimor që ka miratuar dhënien e vaksinës kundër COVID-19, shkruan BBC.
Dozat e para të kësaj vaksine do të nisin që të administrohen nga e marta në Angli, Skoci, Uells dhe Irlandë të Veriut.
“Ne kemi planet tona për transportim të pavarur që të bëhet furnizimi me vaksina, e cila do të transportohet përmes rrugëve ajrore, në mes të tjerash”, është shprehur Cleverly.