Ushtria në Sidnej inspekton nëse po zbatohen masat kundër Covid-19

Prishtinë | 30 Kor 2021 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Australia ka vendosur qindra ushtarë në Sidnej për të inspektuar nëse po zbatohen masat kundër  COVID-19, pas shpërthimit të variantit Delta që nisi në muajin qershor e që deri tani janë infektuar 3 mijë persona dhe nëntë persona kanë vdekur.

Masat e vendosura deri më 28 gusht lejojnë qytetarët të dalin nga shtëpia vetëm për blerjen e gjërave ushqimore dhe për mjekim, raporton BBC, trasmeton Klankosova.tv.

Mirëpo edhepse njerëzit kanë qenë të bllokuar për pesë javë, virusi vazhdimisht është përhapur, ku vetëm gjatë ditës së sotme në Sidnej kanë rezultuar 170 raste të reja.

Ushtarët do të bashkohen me policinë  dhe do të kontrollojnë nëse njerëzit janë duke i zbatuar rregullat, ku këto rregulla përfshijnë edhe limitin e udhëtimit deri në 10 km.

Mirëpo, qeverisë i është bërë thirrje që të  mbështetë komunitetet e prekura nga virusi.

Të ngjashme