Ushtrimi i udhëhequr nga KFOR-i ”Shpata e Argjendtë 2020” në zhvillim e sipër

Prishtinë | 13 Shk 2020 | 19:25 | Nga Ekonomia Online

Më 12 dhe 13 shkurt 2020, Shtabi i Këshillit të Sigurisë së Kosovës ishte nikoqir i një punëtorie të udhëhequr nga KFOR-i, përgatitje e ushtrimit “Shpata e argjendtë 2020,” për ndihmë nga katastrofat, e planifikuar të
mbahet në shtator.

Si pjesë e procesit të planifikimit të përgjithshëm, punëtoria ishte krijuar për të rritur më tej ndërveprimin midis partnerëve dhe përbënte një hap tjetër të rëndësishëm drejt fazës së ekzekutimit të ushtrimit.

“Shpata e argjendtë” pasqyron angazhimin e përhershëm të NATO-KFOR-it për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të mirën e të gjitha komuniteteve në Kosovë, në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha institucionet dhe organizatat e sigurisë.

Punëtoria u drejtua nga Gjerneral Brigade Laurent Michaud, Zëvendës Komandant i KFOR-it, dhe aty morën pjesë Bekim Podrimqaku, Drejtor i Departamentit për Analiza dhe Politika të Sigurisë në Sekretariatin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës dhe përfaqësues të Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave të Kosovës, Policisë së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kryqit të Kuq të Kosovës dhe EULEX-it, transmeton Ekonomia Online.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme