Një rast i dhunës ndaj gruas ka ndodhur dje në Prishtinë, sipas policisë një burrë ka ushtruar dhunë ndaj gruas me të cilën është në proces të shkurorëzimit.
I njëjti ka shqetësuar viktimën edhe me mesazhe ofenduese.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
Prishtinë 11.09.2021-14:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhune fizike ndaj bashkëshortes se tij viktimës femër kosovare me te cilin është ne proces shkurorëzimi. Po ashtu i dyshuari në vazhdimësi është duke e shqetësuar viktimën me mesazhe ofenduese dhe nënçmuese. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.