Usmanovi është i hapur për të investuar në Everton pasi që shiti aksionet e tij të Stan Kroenke i Arsenalit për 550 milionë funte.
Miliarderi rus është larguar nga Arsenalit por jo edhe nga investimi në futboll pasi që ai ka propozime për të blerë “shumë” klube në Europë.
Alisher Usmanov është i hapur për të investuar në Everton pasi që shiti aksionet e tij tek Stan Kroenke në Arsenal.
Miliarderi rus kishte marrë aksionet e para në Arsrenal më 2007, por mbeti i frustruar pasi që nuk i ecte fjala në klub.
Me Kroenken që tani është pronar i klubit nga Londra Veriroe, Goal shkruan se Usmanov ka pranuar për t’i shitur për rreth 550 milionë funte 30 për qind të aksionëve të tij që i kishte në Arsenal.
Ai ka thënë se ka marrë “shumë propozime” për të blerë klube të reja pasi që i ka ndarë rrugët me Arsenalit dhe është gati për ti injektuar paratë e marra në një klub tjetër.
“Ne jemi miq të mirë me Farhad Moshiri. Nëse ai ka nevojë për mbështetje, unë do të isha i lumtur ta ndihmoja”, ka thënë ai kur është pyetur për ndonjë investim potencial në Goodison Park për Bloomberg.
Por, Usmanov nuk ka përjashtuar mundësinë edhe në klube tjera duke shtuar se ai është një fans i madh i Bayern Munichut, AC Milanit dhe Romës që do të dëshironte të ishte pronar i tyre.
Nga këto klube, ndoshta më afër do të ishte ta blente Milanin pasi që ky i fundit është marrë në kontroll nga Elliot Management, pasi që ish pronari, biznesmeni kinez Li Yonghong dështoi ta paguante kredinë e marrë për blerje të këtij klubi.