Vajza e gjyqtares: Mami im ka qenë e detyruar për t’i liruar kriminelët

Prishtinë | 13 Shk 2021 | 12:12 | Nga Ekonomia Online

Vajza e gjyqtares Enkelejda Hoxha ka folur sot për mediat duke thënë se e ëma e saj ka qenë e detyruar për të liruar kriminelët. Sipas Klan News, vajza e gjyqtares u shpreh se mamaja e saj është e pastër dhe ka pasur arsye të fortë që ka liruar të dënuar me burgim të përjetshëm.

Po ashtu ajo u shpreh se gjyqtarja nuk i kishte shprehur asnjë shqetësim, por nga ato që ka dëgjuar ka arritur në konkluzionin se e kanë detyruar.

“Ka 16 vjet në Krujë, media po i dëmton imazhin, nuk është mami im siç thotë media, nuk ka në pronësi asnjë makinë e shtëpi. Do marrim pjesë në seancë, mami është shumë e ndershme dhe e pastër, ka pasur një arsye të fortë për t’i liruar ata.

Mund të jetë detyruar për të liruar kriminelët. Po, ka qenë e detyruar për të liruar kriminelët. Mami nuk më ka shprehur shqetësimin, por me sa kam dëgjuar, kam arritur në konkluzionin se ka qenë e detyruar”, tha vajza e gjyqtares Enkelejda Hoxha.

Ndërkohë babai i gjyqtares ka mohuar akuzat dhe ka thënë se ia ka rritur fëmijë e nipër e mbesa që janë shembull i këtij vendi.

“Kam qenë 26 vjet ushtarak dhe këtë qëndrim do mbajë gjithmonë. Kam edukuar nipër e mbesa që të jenë shembull i këtij shteti“, u shpreh babai i Enkelejda Hoxhës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme