Vajza e Jackie Chan është e pastrehë (Video)

Prishtinë | 02 Maj 2018 | 17:28 | Nga

Vajza e leqitur nga Jackie Chan, Etta Ng, ka thënë se është e pastrehë në një video prekëse, me anë të së cilës ajo dhe e dashura e saj po kërkojnë mbështetje.

Në video, 19-vjeçarja prezanton veten si vajza e Jackie Chan dhe pretendon se ajo është aktualisht e pastrehë për shkak të prindërve homofobik.

Etta tutje në video thotë se ajo dhe e dashura e saj u detyruan të flinin nën një urë.

“Kemi qenë të pastreha për shkak të prindërve homofobik. Shumë herë kemi fjetur nën urë. Nuk e kuptoj çfarë po ndodhë”, tha ajo.

“Ne ishim në polici, në spital, në banka,në strehimore të komunitetit LGBTQ dhe asgjë, prandaj po e bëjmë këtë video”.

Para se të kërkonte nga njerëzit që të shpërndanin këtë video, Etta tha: “Ne vetëm duam që njerëzit ta kuptojnë se çfarë po ndodhë, është shumë qesharake që askush nuk mund të ndihmojë”.

Etta ka folur më parë për marrëdhënien e saj të keqe me aktorin Jackie Chan duke thënë se ai kurrë nuk ka qenë pjesë e jetës së saj.

“Unë kurrë s’do ta konsideroj atë si një baba”, pati thënë 19-vjeçarja kohë më parë.

https://www.youtube.com/watch?v=JldGE4hxYk8

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme