Vajza e Peles publikon një fotografi nga spitali: Edhe një natë bashkë

Prishtinë | 24 Dhj 2022 | 11:50 | Nga Ekonomia Online

Vajza e legjendës Pele, Kely Nascimento, ka shpërndarë një fotografi me babanë e saj nga spitali, teksa gjendja brazilian vazhdon të jetë e rënduar.

Nascimento shihet duke e përqafuar të atin 82-vjeçar, në shtratin e tij të spitalit.

Ajo shkroi: “Ne jemi akoma këtu, në luftë dhe në besim. Edhe një natë bashkë”.

Pele është shtrirë në spital për një infeksion të frymëmarrjes, teksa ai vazhdon të luftojë kancerin. Së fundmi u bë e ditur se ikona e futbollit po përjeton një progresion të sëmundjes dhe gjendja e tij është përkeqësuar.

Pele është duke luftuar me kancerin që nga viti 2021 dhe po ashtu po përballet me një sëmundje të zemrës, shkruan Goal.

Të ngjashme