Vajza e politikanit të njohur në mesin e viktimave nga aksidenti tragjik

Prishtinë | 23 Nën 2021 | 12:02 | Nga Ekonomia Online

Të paktën 46 persona nga Maqedonia e Veriut kanë vdekur pasi një autobus është përfshirë nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë.

Nga 52 turistë shqiptarë që ndodheshin në autobus kanë gjetur vdekjen 46 prej tyre, ndërsa 7 kanë pasuar lëndime.

Në mesin e viktimave është edhe Sumeja Brava, 27-vjeç.

Ajo është vajza e politikanit të njohur në Maqedoninë e Veriut, Muhedin Brava, përfaqësues i Aleancës për Shqiptarët.

Brava ka ndarë një foto në rrjetet sociale nga aksidenti tragjik duke bashkangjitur edhe një mesazh prekës për humbjen e të bijës.

Të ngjashme