Vajza, mënyra si uleni tregon edhe për karakterin tuaj

Prishtinë | 25 Qer 2018 | 20:45 | Nga

Besojeni ose jo, trupi mund të zbulojë shumë anë të karakterit të njeriut, sidomos kur veprimet kryhen pa vetëdije. Këto veprime mund të hedhin dritë mbi emocionet e brendshme. Vajza, zbuloni çfarë do të thotë për karakterin tuaj mënyra se si uleni.

A- Tregon një femër që i pëlqen të ledhatohet, nuk ka qejf të mbajë përgjegjësi dhe nga meshkujt pretendon ta trajtojnë si fëmijë.

B- Tregon një femër në dukje të sigurtë, por që shpeshherë nuk di t’u japë drejtim gjërave. Ky pozicion është një lloj mbrojtjeje nga emocionet dhe përpjekje për t’iu dukur botës e fortë.

C- Në dukje vulgar, ky pozicion tregon se je grua që ke shumë probleme gjatë ditës për të zgjidhur sa nuk e vret mendjen se si rri ulur. Ky pozicion tregon një grua të fortë dhe që i jep drejtim problemeve edhe pa ndihmën e meshkujve.

D- Kemi përballë një femër të sinqertë, një femër gjuetare dhe që di të marrë atë që do.

E- Kjo është një femër elegante, por që ka një dashuri ekstreme për veten. Ky pozicion e kënaq shumë atë sepse mendon se të gjithë po e shohin. Vetëm se femrat që ulen kështu janë pak dredharake.

Të ngjashme