Një vajzë armene, sytë e së cilës nxjerrin kristale në vend të lotëve, i ka lënë mjekët të habitur nga gjendja e saj e çuditshme dhe e dhimbshme.
22-vjeçarja, Satenik Karazian, filloi të hetojë simptoma para dy muajsh. Fillimisht ajo mendoi se kishte pluhur në sy, ndërkaq familjarët e saj dyshuan se fjala ishte për ndonjë copë qelqi.
Ndërkaq, Karazian tani thotë se ajo në mënyrë të pashpjegueshme prodhon deri në 50 copa kristali nga sytë e saj çdo ditë. Raportohet se disa mjekë nuk mundën ta diagnostikojnë ose trajtojnë këtë gjendje të saj të veçantë, duke e lënë në agoni gati të vazhdueshme.
“Tani përditshmëria ime është shndërruar në ferr”, i tha ajo mediave armene.
Sipas saj, disa mjekë refuzuan t’i besojnë, ndërkaq të tjerët thjesht ia kishin përshkruar pika për sy dhe antibiotikë, të cilët nuk arritën t’ia lehtësonin problemin.
Në lidhje më këtë është kontaktuar Ministria e Shëndetësisë në Armeni dhe raportohet se shefi i departamentit okulist është takuar me vajzën dy herë dhe kristalet janë dërguar për analizë në përpjekje për ta diagnostikuar këtë dukuri.