Vajzat e estradës e përqafojnë trendin e stilit të flokëve me balluke

Prishtinë | 18 Tet 2022 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Këngëtaret e estradës shqiptare kanë rikthyer në trend stilin e flokëve me balluke.

Listës i prin ylli i hitit “Hala”, Era Istrefi, e cila me një kombinim mes ballukeve dhe flokëve super bionde duket të ketë qëlluar në shenjë, njofton Klankosova.tv.

Javë më parë me një stil të ngjashëm flokësh është parë edhe këngëtarja Fjolla Morina.

Për dallim nga Era, Fjolla është paraqitur me balluke, por me nuancë të mbyllur të ngjyrës kafe që në tërësi u pëlqye nga ndjekësit e saj, të cilët nuk i kursyen komplimentet e tyre.

Madje, një trendi të tillë i është bashkëngjitur edhe Fifi e cila, për të qenë realistë, dukej shumë më ndryshe.

Autorja e hitit “Diell” nuk hezitoi edhe t’i ndajë disa imazhe me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, teksa tërë fokusin e morën, sigurisht, balluket.

Me një stil epik flokësh është identifikuar për një kohë të gjatë edhe modelja dhe këngëtarja, Morena Taraku, e cila prej kohësh është zhvendosur në Turqi.

Listës së këtyre artisteve influencuese i bashkohet edhe Loredana. Një imazh i publikuar kohë më parë nga shesh xhirimet e një videoklipi pati marrë goxha vëmendje, dhe atë për të mirë.

Të ngjashme