Vaksina eksperimentale e Kinës për Covid-19 po duket e sigurt

Prishtinë | 07 Tet 2020 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Vaksina eksperimentale për koronavirus që po zhvillohet nga Instituti për Mikrobiologji nën urdhrat e Akademisë Kineze për Shkenca Mjekësore, po tregohet e sigurt në fazën fillestare të provave kilnike, thonë hulumtuesit, raporton agjencia Reuters.

Në Fazën 1 të testimit ku kanë marrë pjesë 191 pacientë të shëndoshë të moshës mes 18 dhe 59 vjet, vaksinimi me vaksinën eksperimentale nuk ka dhënë reaksione të rënda, është thënë nga hulumtuesit në gazetën “Medrxiv.org”.

Reagimi më i rëndë i raportuar në mesin e pacientëve janë dhembje të lehta, lodhje dhe s’kuqje apo të ënjtura në pjesën ku është dhënë vaksina.

Te kandidatët po ashtu është nxitur reagimi i sistemit imunitar.

“Të gjitha të dhënat në këto prova janë inkurajuese për studime të mëtutjeshme në efikasitetin e vaksinës në të ardhmen”, është shkruar në gazetën.

Kina ka vaksinuar qindramijëra punëtorë esencialë dhe grupe tjera të rrezikut të lartë me vaksina tjera, ndonëse faza e provave klinike nuk është përfunduar ende, duke rritur kështu shqetësimet për sigurinë në mesin e ekspertëve.

Kina ka së paku katër vaksina eksperimentale në fazën finale të provave klinike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme