Një vaksinë e kancerit që mëson trupin për të luftuar tumoret ka lehtësuar gjendjen tek tre pacientë me limfoma.
Vaksina futet drejtpërdrejt në tumor dhe e mëson sistemin imunitar për ta shkatërruar atë, si dhe kërkon qeliza të tjera kancerogjene.
Studiuesit e testuan atë në 11 pacientë me limfomë dhe thanë se disa kishin përmirësim të plotë për muaj e madje edhe vite.
Testimet kanë qenë aq të suksesshme saqë ekspertët besojnë se ajo ofron shpresë për shumë kancere të tjera, përfshirë ato të gjirit, kokës dhe qafës.