Një vaksinë kundër kancerit është duke u zhvilluar si një test klink për trajtimin tek pacientët.
Ekipi i studiuesve në Universitetin e Stanfordit i cili zhvilloi një nga trajtimet më të përdorura gjerësisht të kancerit vetëm një injeksion sulmon të gjitha tumoret e tjera që mund të jenë përhapur.
Metoda funksionon duke përdorur dy agjentë për të ringjallur qelizat T që luftojnë kancerin. Një nga agjentët e injektuar përforcon aktivizimin e qelizave T, ndërsa tjetra stimulon qelizat në sulm ndaj kancerit.
Pas eliminimit të përhapjes më të largët të kancerit ne eksperimentin laboratorik të bërë ndaj minjve, autorët kryesorë tani po rekrutojnë pacientët e limfomës, për të kryer testin klinik tek ata. Që nga aplikimi , studiuesit këmbëngulin se metoda nuk ka gjasa të shkaktojë efekte negative anësore.
Studiuesit thonë se kjo vaksinë mund të jetë efektive për shumë lloje të ndryshme të kancerit. Testimet klinike tregojnë se deri tani metoda ka funksionuar shumë mirë në laborator. Tumore janë zhdukur pas trajtimit me këtë injeksion. Ekipi planifikon të rekrutojë 15 pacientë me limfomë të ulët për të realizuar këtë test klinik.
Nëse rezulton e suksesshme, trajtimi mund të jetë i dobishëm për shumë lloje të tumoreve.