“Vala” e largon përfundimisht kodin telefonik +377

Prishtinë | 13 Shk 2019 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Operatori i Telefonisë mobile “Vala”, ka hequr përfundimisht nga përdorimi kodin e vjetër telefonik +377.

Ky operatorë ka njoftuar përmes një mesazh telefonik konsumatorët, se tash e tutje nuk do të jetë në funksion ky kod, pasi që është zëvendësuar me kodin +383.

“Konsumator i nderuar, Kodi i vjetër +377 tash e tutje nuk është funksional. Ju lutem përdorni kodin e ri shtetëror +383.Vala është e Kosovës”, thuhet në mesazhet e pranuara nga klientë.

Kodi shtetëror +383 do të duhej të implementohej që nga qershori i vitit të kaluar, por ishte shtyrë pasi që ARKEP kishte miratuar kërkesat e dy operatorëve “Vala” dhe “IPKO”.

15 janari i këtij viti ishte afati i fundit që operatorët telefonikë do të duhej të largojnë kodet e vjetra. Pas kësaj date sipas ARKEP do të dënoheshin me gjobë.

Telekomi i Kosovës më 15 janar të këtij viti ishte gjobitur me 10 mijë euro për shkak të vonesës së largimit të kodit të vjetër +377 nga përdorimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme