Telekomi i Kosovës, Vala edhe gjatë këtij sezoni veror, mirëpret bashkëatdhetarët tanë në pikat kufitare, duke ju ofruar shërbime dhe befasi të këndshme.
Edhe këtë vit, sikurse vitet paraprake, Telekomi i Kosovës, Vala ka filluar me vendosjen e pikave të shitjes (kioska) në pikat kufitare, në mënyrë që bashëkatdhetarët të mund të pajisen me SIM kartela dhe mbushje, menjëherë posa të vijnë në vendlindje.
“Është një kënaqësi e veçantë të mirëpresim bashkëatdhetarët tanë, të cilët në kohët me të vështira dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin tonë. Prandaj, kjo që po bëjmë sot, është veçse një kontribut shumë modest që për qëllim ka lehtësimin e komunikimit gjatë qëndrimit të tyre në vendlindje”, tha UD i Kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit të Kosovës, Zeqir Kiqina, pas takimit me disa nga bashkëatdhetarë tanë në pikën kufitare Dheu i Bardhë.
SIM kartelat e dedikuara për bashkëatdhetarët janë më të veçanta, pasi përmbajnë afat më të gjatë vlefshmërie dhe mundësi më të leverdishme komunikimi me vendet prej nga ata vijnë.
Pikat e shitjes në kufi, Dheu i Bardhë, Merdare dhe Vërmicë, do të jenë të hapura dhe në dispozicion të qytetarëve deri më 15 shtator 2018, kur edhe pritet që pjesa më e madhe e bashkëatdhetarëve të kthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë.
Përveç SIM kartelave për bashkëatdhetarët, nëpër pikat e shitjes në kufi, të gjithë konsumatorët do të kenë mundësi të blejnë numra të rinj, kartela gërvishtëse e rimbushje, por edhe të marrin të gjitha informacionet e nevojshme për pakot Prepaid dhe Postpaid të ofruara nga Vala.
Telekomi i Kosovës, Vala, si çdoherë tjetër, do të vazhdojë të jetë sa më afër bashkëatdhetarëve, por edhe të gjithë konsumatorëve, duke iu përzgjedhur shërbime dhe oferta atraktive dhe shumë cilësore.