Miss-i legjendar i Shqipërisë, Valbona Selimllari është shfaqur së fundmi në një set fantastik fotosh e veshur si nuse.
Fotot e realizuara nga Egest Xhoga, me grim dhe flokë të kuruara nga Lili Ismaili janë pjesë e fushatës publicitare që kjo e fundit po realizon për sallonin e saj “Lili Sposa”.
Kjo nuk është hera e parë që Valbona pozon për një firmë nusërie. Më herët ajo ka qenë nusja e nderit në sfilatën e “Geraldina Sposa” dhe megjithëse kanë kaluar shumë vite nga ajo sfilatë asgjë nuk ka ndryshuar tek Selimllari.
Të gjitha fotot sjellin imazhin e pastër të Borëbardhës sonë, që deri tani askush nuk ka mundur t’ia zbehë shkëlqimin. Valbona vijon të mbetet një super yll!