Anëtarja e Kryesisë së Nisma Socialdemokrate, Valdete Bajrami, ka thënë se këto ditë nuk ka pasur festë për ta duke shtuar se po zhvillojmë takime me qytetarë mbarë vendit.
“Jemi në terren nuk ka pasë pushim. Kohëve të fundit jemi në terren. Dega e Gjilanit po fuqizohet, ka pasë aderim sikur në Prishtinë, Prizren, Gjakovë, në të gjitha qytetet e mëdha”, ka thënë Bajrami, njofton Klan Kosova.
Ajo në Info Magazine ka thënë se çdo herë kanë qenë të gatshëm për zgjedhje, sikurse që janë edhe tash sipas saj.
“Nisma ka qenë e gatshme dhe në këtë moment jemi të përgatitur. Nisma do të dalë edhe më e fuqishme sesa në zgjedhjet e kaluara. Është frymë që po përqafohet nga qytetarët. Vazhdimisht kemi punuar më aktivistët tanë. Fryma që po përçon kryetari Fatmir Limaj te qytetarët i duhet vendit. Këto dy vjet jo vetëm që Nisma është rrit, por puna e bërë në Qeveri është shembull për të gjithë të tjerët që është bërë përmes ministrave tanë. Vendimet e tre ministrave tanë në qeveri kanë ndikuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve”.
“Vazhdimisht jemi në takim me anëtarët dhe kryesitë dhe mendimi i tyre është që të shkojmë vet në zgjedhje. Shumë palë zgjedhje kemi kaluar dhe kemi dalë më të fuqishëm çdoherë. Ka pasë periudha që kanë dëshmuar se Nisma është faktor – Nisma është faktor pa të cilën nuk mund të merren vendime të mëdha. Në zgjedhjet e kaluara kemi pasë tetë deputetë. Synimi ynë është të kemi dhjetë, por shpresoj që qytetarët të vendosin që ta bëjnë ndryshimin”.
Për mundësinë e bashkëpunimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme ajo ka theksuar se si subjekt politik janë të përshtatshëm për të gjitha partitë, duke e dhënë edhe arsyen për këtë.
“Gjuha e Limajt është e pranueshme për të gjitha partitë sepse të gjithave partive u kemi qëndruar në fjalë. Nuk kemi mospreferencë të bashkëpunimit me AAK. Strukturat janë ato që vendosin për bashkëpunim. Limaj është i vetmi lider që e ka mbajtur fjalën ndaj partnerëve”.
“Për vijat e kuqe, nuk flitet për koalicion me PDK-në. Qëndrimi i Limajt ka qenë që të japim mundësinë Nisma për të shkuar vetëm në zgjedhje. Koalicion parazgjedhor nuk do të ketë me PDK-në, ky është qëndrimi i tij”.
Anëtarja e kryesisë së Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami, ka bërë të ditur se ministri i Tregtisë, Endrit Shala, shumë shpejt mund të vendosë masa reciproke ndaj Maqedonisë së Veriut.
Ajo këto komente i ka bërë në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, duke shtuar se nëse ministri Shala nuk merr një përgjigje nga ministri i Maqedonisë, atëherë ai do të detyrohet t’i mbrojë interesat e vendit.
“Ministri Shala është në vijën të cilën kryetari Limaj e mbanë që nga viti 2017, pas marrjes së detyrave në Qeveri ku i kemi zhvilluar takimet për bizneset e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë. Duhet të sillemi ndaj secilit shtet ashtu sikurse ata që sillen me neve”.
“Nuk do ta lejojmë përbuzjen e mallrave tona nëpër vendet e rajonit. Konform zotimit të Kryetarit Limaj, ministri Shala i ka bërë politikat brenda institucionit që e ka udhëhequr”.
“Shala e ka marrë vendimin që në produkte mos te ketë emërtime si ‘Kosova i Metohija’. Deri më tash është nënçmuar shteti jonë dhe tani me vendimin e ministrit Shala, produkteve kosovare iu ka dhënë tjetër rëndësi”.
“Besoj që këto ditë nëse nuk ka një përgjigje nga ministri i Maqedonisë së Veriut, Ministri Shala do të dalë me një vendim – në këtë rast është për të mirën e vendit. Nëse rrezikohen qytetarët dhe bizneset e vendit, ministri Shala do të ndërmarrë vendime që i mbrojnë qytetarët e vendit”.