Valdete Bajrami refuzoi të bëhej ministre

Prishtinë | 09 Sht 2017 | 16:11 | Nga

Anëtarja e Kryesisë së Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami, në një prononcim për Koha.net ka thënë se ajo ka refuzuar të jetë ministre nga cilado Ministri që i takon Nismës.

“Jam propozuar sot të jem ministre nga cilado ministri që i takon Nismës, por me këtë profesion timin që kam, nuk kam arritur ta shoh vetën në asnjërën ministri”, ka thënë Bajrami për Koha.net duke shtuar se kjo ka qenë arsyeja e vetme pse ajo ka refuzuar.

Kujtojmë se Bajrami është e diplomuar në Fakultetin e Edukimit dhe ka përfunduar Studimet Master për Integrime Evropiane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme