Valdete Idrizi premton krjimin e brendit “Shala”

Prishtinë | 08 Tet 2017 | 13:44 | Nga

Bujqësia dhe turizmi rural do ta kenë gjithë mbështetjen e mundshme nga komuna në të ardhmen, si sektor të rëndësishëm ekonomik.

Kështu u zotua kandidatja e PDK-së për kryetare të Komunës së Mitrovicës, Valdete Idrizi, në takim me banorët e Frashërit, një fshat i njohur për bujqësi, blegtori dhe pemëtari.

Si një prej projekteve më të rëndësishme dhe me rëndësi të veçantë përmendi atë për Ndërtimin e qendrës për grumbullimin dhe përpunimin e kulturave bujqësore, qumështit si dhe bimëve mjekësore dhe aromatike në Shalë dhe krijimin  brendit “Shala”.

“Ky është një projekt origjinal, i realizueshëm dhe profitabil për banorët e zonës dhe me rëndësi për ekonominë e komunës sonë”, tha ajo.

Idrizi tha se me fitoren e PDK-së, mbështetja për njerëzit punëtorë nuk do të bëhet në baza partiake, ashtu siç ka bërë pushteti i fundit. “Jemi dëshmitarë të diskriminimit të hapur nga pushteti aktual, që mbështet aktivistët partiakë dhe diskriminon fshatrat poashtu në baza partiake. Kjo praktikë do të merr fund pas 2 tetorit, meqë kjo është praktikë që dekurajon njerëzit e ndershëm dhe punëtorë”, tha ajo.

Sipas saj, bujqësia dhe turizmi rural do të trajtohen me kujdesin më të madh dhe me plan të mirëfilltë. Në këtë kuadër ka përmendur disa nga projektet kryesore, si Subvencionimi i projekteve për kultivimin e kulturave bujqësore, Subvencionimi i blegtorëve, Sistemi i ujitjes në fshatrat e Luginës së Ibrit etj.

Ajo gjithashtu numëroi edhe projekte të fushës së turizmit, si Hapja e qendrës informuese për turizëm, Promovimi i ushqimeve tradicionale, Ndërtimi i Muzeut të Luftës së UÇK-së për Zonën Operative të Shalës, Shtegu për çiklizëm në rajonin e Shalës, Përkrahja e grave dhe vajzave në projektet për thurjen e veshjeve kombëtare, stolive dhe përgatitjen e gjerave ushqimore tradicionale etj.

Në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, Idrizi e shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët e saj, ka zhvilluar takime edhe me qytetarë të Iliridës, qendrës .

 

Të ngjashme