Autoritetet gjermane në shtetin Rhine-Westphalia Veriore, kanë rivendosur masën e mbylljes në dy distrikte pasi ka filluar rritja e madhe e rasteve në këtë pjesë.
Masat në këtë anë të Gjermanisë i lënë të mbyllur rreth gjysmë milioni banorë, shkruan BBC, njofton Insajderi.
Në këtë pjesë është edhe një fabrikë e madhe ku 1500 punëtorë të saj kanë rezultuar pozitiv me virus.
Zyrtarët kanë njoftuar se masat do të zgjasin deri me 30 qershor.
Ministri i shëndetësisë, Karl-Josef Laumann, ka njoftuar se kjo mbyllje e dytë ishte e nevojshme si masë “për ta mbrojtur popullin”.
Është hera e parë që një vend në Gjermani rikthen mbylljen prejse vendi ka filluar t’i largojë ato në maj.