Valencia e ka shfrytëzuar të drejtën për ta blerë mesfushorin e Interit, Geoffrey Kondogbia, duke nënshkruar me francezin deri më 2022.
Kondogbia ka qenë i huazuar nga Interi te Valencia pas një marrëveshjeje për huazim por me opsion për ta blerë.
Valencia ka njoftuar në faqen e vet zyrtare se e ka aktivizuar opsionin për ta blerë mesfushorin, i cili ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin.
Klauzola e lirimit të Kondogbias do të jetë 80 milionë euro.
24-vjeçari ka qenë pjesë kyçe e mesfushës së Marcelinos në sezonin e tij të parë në Mestalla, duke i paraqitur 31 herë dhe shënuar katër gola.