Antonio Valencia la një takim sekret me një infermiere të bukur pas humbjes në derbi me Manchester City
Sipas asaj që shkruan ‘The Sun’, lojtari i Manchester United, Antonio Valencia la një takim sekret me 24-vjeçaren Sophie Vagsaeter nga Norvegjia, e cila erdhi pasi u njohën në Instagram, ku lojtari i “Djajve të Kuq” i bëri “like” te një foto e saj.
Lojtari i martuar prej 12 vitesh dhe që ka një vajzë me Zoila Menses, kishte kaluar gjithë javën duke bormdarduar vajzën me mesazhe seksi.
31-vjeçari arriti qëllimin e tij pasi i dërgoi një biletë për derbin si dhe i rezervoi hotelin. Të dy u takuan pak orë pas ndeshjes së Premier League, shkruan më tej ‘The Sun’.