Sulmohen dy infermierë në Mitrovicë

Prishtinë | 05 Dhj 2019 | 08:48 | Nga Ekonomia Online

Në Spitalin rajonal të Mitrovicës janë sulmuar dy infermierë medicionalë nga dy persona. Të dy pas intervistimit janë liruar.

“në rrugën e UÇK-së në Mitrovicë, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë të cilët i kishin sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj K/Shqiptarë infermier medicional të cilët kishin qenë në vendin e punës në spitalin rajonal të Mitrovicës. Si pasojë e sulmit viktimat kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Pas intervistimit dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme