Valentina, nëna heroinë që rrit fëmijët në një dhomë 2 metër katrorë

Prishtinë | 02 Jan 2018 | 19:48 | Nga

Varfëria nuk njeh kufij gjeokrafikë, zona dhe vende.

Histori të familjeve që jetojnë nën minimum jetik gjejmë në Tiranë, në periferinë e saj, dhe në qytetet apo zona të ndryshme.

E tillë është historia e Valentinës, nënës së dy fëmijëve që jeton në Kastriot të Dibrës në një dhome 2 metra katrore qe ndodhet ne oborrin e shtepise se babait te saj.

Sikur të mos mjaftonte situata në të cilën ndodhet, bashkëshorit në vend që të punonte për të nxjerrë fëmijët nga varfëria, i braktisi.

Është historia e një familje që jetojnë 3 veta me kempin e djalit të sëmurë.

Rasti u identifikua nga World Vision, organizatë ndërkombëtare e impenjuar për të qënë pranë familjeve në nevojë. Kjo organizata e ndihmoi atë që djali te kryeje vizitat e nevojshme e te marre mjekimet dhe kanë filluar shenjat e para te permiresimit.

Ndihma nuk ishte vetëm për ti mundësuar trajtim shëndetësor dhe psikoterapeutik familjes. World Vision në Shqiperi dhe Kosove, ne bashkepunim me bizneset e zones rikonstruktuan nje godine te vjeter qe i ati i Valentines e kishte blere per te, por qe fatkeqesisht ishte e pabanueshme.

Nuk kishte ngjarje më të bukur të këtyre viteve për Valentinën dhe fëmijët e saj se sa hyrja në shtëpinë e re, ku buzëqeshja mundi lotët dhe shpresa braktisjen./ora

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme